• e premte, 05 korrik 2024

BE-ja e akuzon Rusinë për vështirësitë me të cilat përballen bujqit evropianë

BE-ja e akuzon Rusinë për vështirësitë me të cilat përballen bujqit evropianë

Bruksel, 26 shkurt 2024 (MIA) - Rusia e shfrytëzon ushqimin si armë dhe është fajtore për çmimet e ulëta të produkteve bujqësore në BE, deklaroi sot ministri belg i Bujqësisë, Dejvid Klarinvall pas kryesimit me takimin me homologët e tij në Bruksel. 

"Vërejtëm prani të bujqve para ndërtesave të Këshillit të BE-së, kjo është edhe një nga shumë ngjarjet e ngjashme në Evropë", theksoi ai.

"Bujqit po vuajnë pasojat e një situate shumë të vështirë të tregut dhe janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Pyetjet kryesore që ata parashtrojnë kanë të bëjnë me rregullat strikte evropiane për mbrojtjen e mjedisit jetësor në aktivitetet e tyre. Ne shohim divergjencë në rritje midis jetës së tyre të përditshme dhe legjislacionit evropian. Rusët po përdorin si armë çështjen e ushqimit, veçanërisht të drithit. Çmimet e ulëta u ndikuan edhe nga veprimet ruse në Ukrainë", shtoi Klarinvall.

Ai shtoi se bujqit evropianë e parashtrojnë pyetjen për dallimet në kushtet nën të cilat punojnë ata dhe kolegët e tyre jashtë BE-së.

"Vendet e BE-së janë të bashkuar në qëndrimin se gjërat nuk mund të mbeten siç janë dhe janë të nevojshme zgjidhje urgjente", tha Klarinvall. 

Ai sqaroi se presidenca belge me Këshillin e BE-së kërkoi propozime për thjeshtësimin e rregullave, se janë marrë mbi 500 ide, të cilat i janë dorëzuar Komisionit Evropian. 

"Do të vazhdojmë ta mbështesim importin ukrainas të mallrave bujqësore, por nevojitet zgjidhje më e mirë për atë se si ato të arrijnë në tregjet jashtë BE-së. Rusët e shfrytëzojnë situatën që t'i destabilizojnë Evropën dhe Ukrainën", theksoi Klarinvall. 

Eurokomisari për bujqësi, Janush Vojçehovski tha se do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm ndihma shtetërore e cila u ndahet bujqve evropianë. 

"I gjithë tregu evropian tashmë është kapluar nga inporti ukrainas i mallrave bujqësore, ndërsa kjo ka të bëjë para së gjithash me procedurat ruse dhe me pengesat të cilat i krijon transporti në Detin e Zi", theksoi Vojçejovski. 

Sipas tij, BE-ja gjatë dy viteve të fundit ka eksportuar mall në Ukrainë për rreth 10 miliardë euro më shumë se sa që ka importuar nga ky vend, por në sferën e bujqësisë eksporti evropian ishte për 6 miliardë euro, ndërsa importi nga Ukraina ishte për 25 miliardë euro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

 
 

 

 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR