• e diel, 22 dhjetor 2024

BE-ja dënon paralajmërimin e Izraelit për konfiskimin e tokës në Bregun Perëndimor

BE-ja dënon paralajmërimin e Izraelit për konfiskimin e tokës në Bregun Perëndimor

 Bruksel, 25 mars 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian dënon fuqishëm paralajmërimin e ministrit izraelit të Financave, Bezalel Smotriç, se Izraeli si "tokë shtetërore" ka shpallur mbi 800 hektarë hapësirë të territorreve të okupuara të Bregut Perëndimor, tha Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS).

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, duke theksuar se ky është "konfiskimi më i madh pas Marrëveshjes së Oslos", EEAS thekson se ndërtimi i vendbanimeve hebraike në territoret e okupuara është shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare. 

 "Në Këshillin Evropian të fundit, liderët e BE-së i dënuan vendimet e qeverisë izraelite për zgjerim të mëtejshëm  të vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke i bërë thirrje Izraelit që t'i tërheqë këto vendime. Në përputhje me qëndrimin e vet të përbashkët afatgjatë dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB-së, BE nuk do t'i njohë ndryshimet në kufijtë e vitit 1967 nëse palët nuk bien dakord", shtohet në kumtesë.

 Sipas EEAS, ky qëndrim nuk është kontradiktor në përkushtimin e BE-së për garantimin  e sigurisë e Izraelit dhe për parandalim të një përsëritje të mundshme të "sulmeve të tmerrshme ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor".

 "BE është e vendosur të luftojë këtë lloj terrorizmi me fjalë dhe me vepra, me dënim të vazhdueshëm të Hamasit në mënyrën më të fortë të mundshme, duke përfshirë sanksionet dhe masat e tjera", thuhet në kumtesë.

Megjithatë, sipas EEAS, zgjerimi i vendbanimeve hebraike është në kundërshtim në  përpjekjet dhe qëllimet e BE-së. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR