• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja akuzohet për operacione financiare për largimin e emigrantëve në Sahara

BE-ja akuzohet për operacione financiare për largimin e emigrantëve në Sahara

Bruksel, 21 maj 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian kumtoi se është "e rëndë situata" pasi një konzorcium gazetarësh publikoi se Tunizia, Maroku dhe Mavritania janë përfshirë në operacione për të larguar emigrantët në shkretëtirë - me ndihmën e drejtpërdrejtë të fondeve të BE-së.

"Kjo është situatë e rëndë. Kjo është situatë e cila shpejtë lëviz dhe ne vazhdojmë të punojmë në këtë", tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Erik Mamer.

Ai po i përgjigjej një hetimi të publikuar nga Lighthouse Reports në bashkëpunim me botime të tilla si "Mond" dhe "Uashington post".

Në raport thuhet: "Evropa mbështet, financon dhe është e përfshirë drejtpërdrejtë në operacionet sekrete në vendet e Afrikës Veriore për të dërguar dhjetëra mijëra njerëz me ngjyrë në shkretëtirë ose në zonat e largëta çdo vit për t'i parandaluar ata të vijnë në BE".

Ai përshkruan një "sistem të zhvendosjes masive" që "u drejtua falë parave, automjeteve, pajisjeve, inteligjencës dhe forcave të sigurisë të ofruara nga BE-ja dhe vendet evropiane".

Në raport përshkruhet se refugjatët dhe emigrantët në Marok, Mavritani dhe Tunizi "arrestohen në bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre, ngarkohen në autobusë dhe dërgohen shpesh në zonat e shkretëtirës", pa ujë dhe ushqim.

Të tjerët, thuhet, janë dërguar në zonat kufitare ku dyshohet se u "shitën nga autoritetet te trafikantët me qenie njerëzore dhe bandave që i torturojnë". rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR