• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Behtel dhe Enka"“ në Prilep ofrojnë vende pune për më shumë profile të nevojshme për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir

Prilep, 14 shtator 2023 (MIA) - Kompania "Behtel dhe Enka" sot ka hapur një tendë në qendrën e Prilepit dhe të prilepasve u ka ofruar vende të punës nga më shumë profile për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir. Ky është panairi i katërt pas atyre në Tetovë, Gostivar dhe Manastir, ndërsa nga 20-të shtatori do të ketë edhe në Kërçovë, Veles dhe në Kumanovë. Kompania deri më tani ka angazhuar 35 kompani lokale për punët e dy korridoreve, Korridori 8 dhe Korridori 10 D.

"Ofrojmë vende pune nga më shumë profile edhe në terren edhe në zyrë. Kemi nevojë nga më shumë se 2000 të punësuar, deri më tani janë 150-të, ndërsa kanë arritur 370 aplikacione. Do t'i kontrollojmë dhe të shohim cila tprofile na përgjigjen. Sa i përiket pagave, jemi në korrelacion me ofertën lokale dhe tregun", tha Xhoshua Vejker, drejtor i projektit të "Behtel dhe Enka".

Në stendën në qendër të prilepit ka interes.

"Paraqiten dhe pyesin për punëtorë të thjeshtë të ndërtimit, ndërsa ka edhe për inxhinierë ndërtimi. Për një orë deri më tani janë tre aplikacione, ndërsa ka 30 të interesuar", thotë Angella Trajanovska nga tenda e Panairit për punësim

Për Agjencinë e punësimit të Maqedonisë kjo është mundësi e shkëlqyer për tregun e punës.

Sipas ministri të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski është shumë e rëndësishme që kompania kërkon fuqi punëtore tek kompanit lokale dhe mes të Maqedonisë për çka angazhohen të gjithë.

Qeveria dhe shteti angazhohen që infrastruktura rrugore të sillen në kornizë evropiane dhe standarde. Investimet e sivjetshme në infrastrukturën rrugore janë 480 milionë denarë.

"I ndërtojmë dhe rehabilitojmë të gjitha rrugët në Maqedoni. Deri në fund të gushtit janë realizuar 60 për qind ose rreth 300 milionë euro nga 480 milionë euro të planifikuara investime kapitale në infrastrukturën rrugore. Nuk presim probleme me shpronësimin e autostradës Prilep-Manastir. Për këtë kam bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha institucionet shtetërore", tha Ejup Rustemi, drejtor i NP për rrugë shtetërore.

Autostrada Prilep-Manastir, aksi nga Korridori 10 D do të ndërtohet për 57 muaj. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR