• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Behtel and Enka" nis me punimet në Korridorin 8

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Në fshatin Banjicë e Epërme - Kërçovë sot do të bëhet minimi me të cilin do të fillojnë punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar Bukojçan (30.1 kilometra) në Korridorin 8.

Në këtë aktivitet, është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit të parë dhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d Artan Grubi, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi.

На американско-турскиот конзорциум „Бехтел и Енка“ му се одобрени 15 милијарди денари односно 243 милиони евра за проектот за коридорите 8 и 10д, средства што се предвидени со буџетот на Мини

Marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria me “Behtel dhe Enka” parasheh ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë në Korridorin 8 dhe autostradën Prilep – Manastir në Korridorin 10d.

Te njësia projektuese - Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, tashmë janë dorëzuar  projektet infrastrukturore për të gjitha njësitë – përveç për Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë. Janë dorëzuar edhe raporte për shpronësime për Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan, ndërsa deri në fund të këtij muaji priten raporte edhe për në Prilep-Manastir.

Kompanisë “Behtel dhe Enka” deri më tani i janë paguar dy këste, prej 117 milionë euro dhe 53 milionë euro, në përputhje me Programin e Financimit të Infrastrukturës Rrugore për projektin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d për vitin 2023, i cili parashikon gjithsej 243 milionë euro për këtë vit. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR