• e diel, 22 dhjetor 2024

Begaj: Njohja reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit do të ndikojë pozitivisht në sigurinë dhe progresin e Ballkanit Perëndimor

Begaj: Njohja reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit do të ndikojë pozitivisht në sigurinë dhe progresin e Ballkanit Perëndimor

Tiranë, 23 maj 2023 (MIA) - Presidenti shqiptar, Bajram Begaj sot gjatë takimit me senatorët amerikanë Kris Marfi dhe Geri Piters në Tiranë deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, në bazë të njohjes së ndërsjellë, pozitivisht do të ndikojë në sigurinë dhe progresin e Ballkanit Perëndimor. 

Begaj tha se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit nga Ohri duhet të bëhet juridikisht e detyrueshme dhe e njohur ndërkombëtarisht. 

Begaj, vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nënvizoi se, për Shqipërinë e shqiptarët, Shtetet e Bashkuara mbeten partneri kryesor strategjik dhe miku e aleati më i madh i tyre.

Begaj u ndal edhe tek "sfidat e reja me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor", si dhe "rritjen e aktivitetit kërcënues nga aktorë të tretë dashakeqës ndaj zhvillimeve euroatlantike në rajon".

Senatorët amerikanë përveç Shqipërinë do të vizitojnë edhe shtete të tjera në rajon. fc/

Fotografia: Kabineti i Begajt

QËNDRONI TË LIDHUR