• e shtunë, 06 korrik 2024

Begaj në “forumin B-9” në Durrës: Takimi i sotëm është një instrument i rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit

Begaj në “forumin B-9” në Durrës: Takimi i sotëm është një instrument i rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit

Tiranë, 6 qershor (MIA) – Në qytetin shqiptar Durrës mbahet konferenca e 17-të e shefave të shtabit të përgjithshëm të ushtrive të vendeve ballkanike (forumi B-9), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të NATO dhe BE, me fokus në angazhimin e të rinjve në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.

Duke i përshëndetur pjesëmarrësit, presidenti Bajram Begaj i cili është ish shefi i shtabit të përgjithshëm të armatës shqiptare, takimin e vlërosi si një instrument të rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit dhe kontribut për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon", duke e theksuar edhe rëndësinë e angazhimit të të rinjve në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes.

“Nxitja e përfshirjes së tyre, nxitja e inovacionit, përballja me sfidat e rekrutimit dhe qëndrimi në forcat e armatosura janë garanci për një të ardhme të sigurt të rajonit tonë”, tha ai.

 

Gjithashtu, duke përshëndetur pjesëmarrjen e Sllovenisë dhe Kroacisë në këtë forum, theksoi se “ky takim do të jetë edhe më i plotë me pjesëmarrjen e Kosovës”.

"Theksova dhe do të vazhdoj të theksoj se anëtarësimi i Kosovës në iniciativat dhe organizatat ndërkombëtare politike dhe të sigurisë në rajon, por edhe në nivel global, siç është Karta e Adriatikut A5, do të jetë vlerë e shtuar dhe kontribut i jashtëzakonshëm për paqen dhe sigurinë", vlerësoi ai.

Shfrytëzoj rastin, shtoi ai, për të përshëndetur vendimin e Asamblesë së NATO-s për promovimin e statusit të Kosovës si anëtare e asociuar, si “një hap drejt një rajoni më të sigurt dhe më evropian”. ls/ 

Foto: MB e Shqipërisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR