• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Begaj: Gjatë marrjes së vendimeve, Kosova më shumë t'i dëgjojë SHBA-në dhe BE-në

Begaj: Gjatë marrjes së vendimeve, Kosova më shumë t'i dëgjojë SHBA-në dhe BE-në

Tiranë, 13 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi se Kosova duhet më shumë t'i dëgjojë këshillat e SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian.

Begaj për RTSH tha se integriteti dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakontestueshëm, por, sipas tij, për çdo vendim që e marr, do të ishte mirë të marrin këshilla dhe pëlqim nga partnerët.

"Kosova është pjesë e jona, ne jemi një popull, dy shtete. Ky është interesi më i madh i Shqipërisë, obligim kushtetuese është të ketë interes për Kosovën. Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakontestueshëm. Kemi fat të madh që në Kosovë e kemi edhe KFOR-in, i cili e garanton sigurinë, kufirin e Kosovës, por çdo vendim që duhet ta marrë Kosova, që t'i zbatojë obligimet që i takojnë si shtet, do të ishte mirë nëse ato bëhen me këshilla dhe marrjen e pëlqimit dhe më tepër të dëgjohen këshillat e SHBA-së dhe BE-së", vlerësoi Begaj.

Sipas tij, Shqipëria është vend i vogël, por kontributi i saj në politikën e jashtme është i madh, posaçërisht në rajon, ku është faktor që kontribuon për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm. bsh/

Foto. Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR