• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE: Kosova pati 10 vite për ta përgatitur statutin e AKS-së, tani duhet të ofrojë propozime

BE: Kosova pati 10 vite për ta përgatitur statutin e AKS-së, tani duhet të ofrojë propozime

Prishtinë, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian kumtoi se autoritetet e Kosovës kanë dhjetë vite për ta përgatitur statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS) dhe se në fazën e tnaishme të dialogut pritet të ofrojë komente dhe propozime për draft-statutin e sjellur në Beograd dhe Prishtinë nga Pesëshja perëndimore. 

Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se mund të shkruajë projekt modern evropian të statutit të ASK-së, BE-ja kumtoi se drafti që ua prezantuan përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë partive më 21 tetor paraqet "mënyrl bashkëkohore evropiane për zgjidhje të çështjeve të ndjeshme për mbrojtjen e pakicave".

"BE-ja dhe partnerët e saj besojnë se kjo është mënyra më e mirë e mundshme për t'u zgjidhur problemi mes dy palëve. Presim që dyja palët të vazhdojnë me diskutimet në bazë të këtij drafti", thuhet në përgjigjen e BE-së.

Drafti i fundit i statutit të ASK-së Kurtit dhe Vuçiqit ua preuantuan përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe Mirosllav Lajçak, këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës dhe kancelarit të Gjermanisë, Emanuel Bon dhe jens Pletner dhe këshilltari diplomatik i kryeministrit të italisë, Alesandro Katana.

Për këtë draft-statut, të cilin Pesëshja perëndimroe e përshkruajti si "propozim modern dhe të balancuar evropian", u bisedua edhe në takimet e ndara të Kurtit dhe Vuçiqit me liderët e BE-së, Francës, Gjermanisë dhe italisë më 26 tetor në Bruksel. Drafti i ri i statutit të ASK-së ishte temë edhe nët akimet e Lajçakit me kryengociatorët e Prishtinës dhe Beogradit, VBesnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në nëntor dhe dhjetor. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR