• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE i LSDM-së: Që të vazhdojë dialogu për ndryshimet kushtetuese me VMRO-DPMNE-në, nevojitet një debat më i gjerë publik për ligjet për evidencën amë dhe barazinë gjinore

KE i LSDM-së: Që të vazhdojë dialogu për ndryshimet kushtetuese me VMRO-DPMNE-në, nevojitet një debat më i gjerë publik për ligjet për evidencën amë dhe barazinë gjinore

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e mbrëmshme në përbërje të zgjeruar ka marrë vendim për vazhdimin e dialogut me opozitën VMRO-DPMNE për ndryshimet kushtetuese, me qëllim, siç është thënë, arritjen e një konsensusi social. 

"Vlerësimi i Këshillit Ekzekutiv është se duhet të vazhdojë dialogu me DPMNE-në opozitare për ndryshimet kushtetuese. Kur DPMNE nuk është më kundër ndryshimeve kushtetuese, kur ka pranuar të marrë pjesë në një qeveri të përbashkët, nuk ka pse të mos vazhdojë dialogu dhe të mos fillojë procedura parlamentare. I japim hapësirë ​​dhe mundësi DPMNE-së që të qëndrojë në qëndrimin e shprehur publikisht dhe të përfshihet në proces. LSDM-ja dhe partnerët e saj në koalicion do të bëjnë gjithçka për ta shfrytëzuar plotësisht këtë mundësi, që vendi të ecë përpara dhe të përmbushë qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotë në BE", qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Në seancën e partisë në pushtet u diskutuan dhe u morën vendime dhe konkluzione për aspektet që janë hapur për publikun në lidhje me Ligjin për barazi gjinore dhe Ligjin për evidencë amë, duke theksuar se këto janë krejtësisht zgjidhje të ndryshme dhe të veçanta të propozuara ligjore.

"Propozim Ligjin për evidencë amë Qeveria e ka tërhequr nga procedura parlamentare në mars të vitit 2022 për të bërë një konsultim shtesë, në mënyrë që të përmbushen pritjet e gjithë shoqërisë. Bazuar në këtë, Bordi Ekzekutiv vendosi që Ligji për evidencë amë të mos miratohet në këtë formë dhe të vazhdojë procesi dhe përfshirja e të gjitha palëve të interesuara për të gjetur një zgjidhje përgjithësisht të pranueshme. LSDM është parti që ndërton një shoqëri demokratike, e cila është e përkushtuar fuqishëm për barazinë mes burrave dhe grave, e cila investon në tolerancën e ndërsjellë, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut", qëndron në kumtesën me konkluzionet nga BE i partisë.

Sa i përket Ligjit për Barazi Gjinore, u vendos që të vazhdohen konsultimet dhe të zgjerohet debati publik duke përfshirë të gjitha palët e interesuara.

"Vlerat e LSDM-së si parti socialdemokrate dhe e orientuar drejt qytetarëve qëndrojnë në bazat e barazisë, solidaritetit dhe drejtësisë sociale. Procesi konsultativ për Ligjin për Barazi Gjinore duhet të vazhdojë, për të zgjeruar debatin publik me të gjitha palët e interesuara dhe aktorët, me qëllim që të arrihet një zgjidhje në interes të gjithë shoqërisë, para se ligji të hyjë në procedurë qeveritare dhe parlamentare", qëndron në kumtesëb me konkluzionet e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së. ls/

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR