• e hënë, 23 dhjetor 2024

Beçiq dhe Abazoviq në koalicion për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Beçiq dhe Abazoviq në koalicion për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Podgoricë, 24 prill 2023 (MIA) - "Mali i Zi Demokratik" i Aleksa Beçiqit, kryetar i deritanishëm i Kuvendit malazez, dhe Lëvizjes qytetare URA, e kryeministrit aktual në mandat teknik, Dritan Abazoviq, në zgjehdjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të caktuara për më 11 qershor, do të dalin në koalicion, paralajmëroi shefi i grupit të deputetëve të Demokratëve, Boris Bogdanoviq.

Bogdanoviq për TV "Vijesti" nga Podgorica deklaroi se dy grupacionet politike "kanë formuar bllok kundër mafies dhe shtoi se janë të hapur për të gjitha subjektet politike nga provinienca qytetare dhe evropiane, të cilat, siç tha, kanë guxim të përballen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

"Kjo vlen edhe për Lëvizjen Evropa tnai (PES), trupat partiake të së cilës janë përgjegjës për vendimin për daljen si koalicion", tha Bogdanoviq, duke porositur se Demokratët nuk do të lejojnë asnjë parti ta ushtrojë pushtetinj në të gjitha nivelet.

Bogdanoviq shtoi se përveç me Lëvizjen URA, demokratët janë të hapur për bashkëpunim edhe me Demos dhe Malin e Zi të bashkuar, përderisa me Partinë popullore socialiste (SNP) edhe krahas marrëdhënieve të mira, tani për tani nuk e shqyrtojnë atë opsion.

"Çdo subjekt politik, pa dallim të asaj se si do të shfaqet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, lirisht mund ta harrojë idenë për kthim të sistemit njëpartiak", tha Bigdanoviq. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR