• e martë, 05 nëntor 2024

BDI-ja nuk do të votojë për interpelancën e Gashit, LSDM-ja mbetet në qëndrimin e djeshëm

BDI-ja nuk do të votojë për interpelancën e Gashit, LSDM-ja mbetet në qëndrimin e djeshëm

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Do të debatojmë për interpelancën dhe do t'i themi të gjitha jokonsekuencat dhe vërejtjet për punën e Gashit si kryetar i Kuvendit, por për shkaqe parimore, nuk do të votojmë për shkarkimin e tij, deklaroi Blerim Bexheti nga BDI-ja para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit.

Sipas Bexhetit, Gashi duhet t'u kërkojë falje shqiptarëve pa dallim të përkatësisë së tyre politike dhe të tërhiqet jo vetëm si kryetar i Kuvendit, por edhe nga skena politike.

"Pas intervistët së djeshme që shkurt arrita ta ndjek, mendoj se ai duhet t'u kërkojë falje shqiptarëve, pa dallim të përkatësisë së tyre politike dhe jo vetëm si kryetar i Kuvendit, por duhet të tërhiqet edhe nga skena politike, pasi gafe të tilla nuk bëhen rastësisht. Si duket, vazaliteti shkon deri në fund dhe nuk konsiderojmë se nevojitet më të debatojmë për këtë temë", tha Bexheti.

Fatmir Bytyqi shkurt tha se ka qëndrim të kundërt me LSDM-në, ndërsa Venko Filipçe, pas deklaratës së tillë të Bytyqit, i pyetur nëse do të votojë kundër interpelancës së Gashit, u përgjigj se partia dje e ka shprehur qëndrimin. 

Изјави пред почетокот на денешната собраниска седница на која ќе се расправа за интерпелацијата на претседателот на Собранието Африм Гаши. 

Sipas Ilire Dautit, Fronti Evropian nuk ka për qëllim të jetë pjesë e skenareve të VMRO-DPMNE-së dhe Së Majtës dhe nuk do të votojë për interpelancën e Gashit.

Në seancën e sotme të Kuvendit pika e parë në rendin e ditës duhet të jetë interpelanca e Gashit, të cilën e kanë parashtruar deputetët e Së Majtës. bsh/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR