• e diel, 22 dhjetor 2024

BDI-ja mban zgjedhje brendapartiake

BDI-ja mban zgjedhje brendapartiake

Shkup, 2 korrik 2023 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot mban zgjedhje brenda partisë për konsolidim të organeve të saja partiake në 14 degë me zbatimin e parimit demokratik "një anëtar, një votë".

"Pas procesit të realizuar me sukses të regjistrimit të anëtarësisë, verifikimit dhe shpalljes së kandidaturave dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve që përfundon sot, të dielën ftojmë anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim që të deklarojnë lirshëm vullnetin e tyre për udhëheqësinë e re të degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles", qëndron në kumtesën e BDI-së.

Gjatë këtij procesi zgjedhor votohet për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor, proces që do të udhëhiqet nga Komisioni Zgjedhor Partiak.

Zbatimi i këtij modeli në përzgjedhjen e organeve partiake dëshmon qasjen dhe kapacitetin demokratik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

"Në fund të këtij procesi demokratik fitues do të jenë të gjithë, pasi e mira e përgjithshme, kontributi për arritjen e saj dhe shërbimi efikas ndaj qytetarëve padyshim se është mision i përbashkët", nënvizohet në kumtesën e BDI-së. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR