BDI: VMRO-DPMNE "feston" Ilindenin me armatim në Tetovë!
- Shënimi i ditës së Ilindenit duhej të simbolizonte unitetin, barazinë dhe bashkëjetesën në mes popujve në Maqedoni të Veriut, ashtu siç ishte në kohën kur u shpall Republika e Krushevës.
- Post By Besnik Shuki
- 14:13, 3 gusht, 2025
Tetovë, 3 gusht 2025
Shënimi i ditës së Ilindenit duhej të simbolizonte unitetin, barazinë dhe bashkëjetesën në mes popujve në Maqedoni të Veriut, ashtu siç ishte në kohën kur u shpall Republika e Krushevës.
Mirëpo, çfarë po shohim sot?
Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së në Tetovë, bashkë me pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur, në Sheshin e qytetit, demostrojnë forcë të shoqëruar me mesazhe nacionaliste maqedonase duke harruar realitetin dhe qëllimin e shënimit të kësaj dite.
Ky fenomen asnjëherë nuk ka ndodhur në Tetovë. Është hera e parë që defilime të tilla ndodhin para syve të qytetarëve, ndërsa pjesa e shqiptarëve në Qeveri, si gjithmonë HESHT!
Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët i të gjitha etnive që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Idetë e shekujve të kaluar nuk kanë vend në ditët e sotme.
BDI - Dega Tetovë
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.