• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI sonte do të mbajë tubim në Çair

BDI sonte do të mbajë tubim në Çair

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) – Bashkimi Demokratim për Integrim sonte me fillim prej orës 19 në sallën sportive "Shaban Tërstena" në Komunën e Çairit do të mbajë tubim me qytetarët.

Siç është paralajmëruar nga BDI, në tubim do të marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

Ky është tubimi i parë më i madh në të cilin do të mbajë fjalim Ahmeti, pasi të dyja palët "në konflikt" të BDI-së gjysmë viti mbajnë tubime paralele.

Zëvendkryeministri i parë Artan Grubi, drejt së cilit është drejtuar zemërimi i "grupit të zjarrit", tubimin dhe fjalimin e Ahmetit e paralajmëroi si spektakël. Grubi, që dje në Fejsbuk po përpiqet të krijojë atmosferë spektakolare të Ahmetit në Çair.

"Më paska marrë malli për kështu mobilizimi dhe euforie në pritje të liderit kombëtar, Ali Ahmeti në Shkup! Unë ju premtoj spektakël të paparë deri më sot, në veçanti për të rinjtë. Mos e leni pa ardhë dhe më pas të dëgjoni nga të tjerët se si ka qenë të jesh pjesë e tubimit historik ku do të ndërtohet e ardhmja", shkroi Grubi.

Para tri javësh në Çair tubim mbajti edhe fraksioni në parti "Grupi i zjarrit" në të cilin u kritikuan ministrat e BDI-së, veçanërisht Grubi.

Përplasja në BDI u thellua pasi Ahmeti si koordinator të degës së Çairit e emëroi shefin e diplomacisë Bujar Osmani, hap i cili "për grupin e zjarrit" është jostatutor, pasi Izet Mexhiti është kryetar i degës së Çairit. Këtë e interpretojnë si eleminim partiak të "grupi të zjarrit" dhe paralajmërim për hapa të ardhshëm edhe ndaj koordinatorëve të tjerë "të padëgjueshëm".

QËNDRONI TË LIDHUR