BDI shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, mbështet SHBA-në
- Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe mbështet përpjekjet e koordinuara të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare.
- Post By Fami Bajrami
- 12:00, 23 qershor, 2025
Shkup, 23 qershor 2025
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe mbështet përpjekjet e koordinuara të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare.
Zhvillimet e fundit tregojnë se bota demokratike nuk mund të qëndrojë duarkryq përballë rrezikut të një Irani të armatosur bërthamor, që do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale, paqen në rajon dhe të drejtat e miliona qytetarëve të pafajshëm.
BDI qëndron fuqishëm në anën e vlerave euroatlantike: parandalimit të kërcënimeve bërthamore, mbrojtjes së paqes, dhe forcimit të sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe përgjegjësi.
Kjo është një kohë që kërkon vendosmëri, koordinim dhe maturi.
BDI rithekson përkushtimin e saj ndaj paqes, sigurisë kolektive dhe partneritetit të pathyeshëm me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
Bashkimi Demokratik për Integrim
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.