BDI: Prej cilit turp u shpëtua VLEN-i nga Stoilkoviqi?!
- Disa javë më parë, zëvendëskryeministri Stoilkoviq deklaroi publikisht se dy herë ka shpëtuar VLEN-in nga turpërimi para opinionit.
- Post By Fami Bajrami
- 12:06, 6 mars, 2025

Shkup, 6 mars 2025
Disa javë më parë, zëvendëskryeministri Stoilkoviq deklaroi publikisht se dy herë ka shpëtuar VLEN-in nga turpërimi para opinionit.
Për dy javë me radhë, publiku pret një reagim nga VLEN-i: çfarë kanë neglizhuar apo tradhtuar ata, që edhe një eksponent i botës serbe ka qenë i detyruar t’i shpëtojë nga dështimi?
Shqiptarët meritojnë përgjigje.
Apo mos vallë skandalet e korrupsionit që po dalin në dritë për ministrat e tyre i kanë hutuar aq shumë, sa tashmë, përveç se udhëheq Ministrinë për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Stoilkoviq qenka bërë edhe përgjegjës për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut?
BDI-ja dënon këtë situatë të turpshme dhe të rrezikshme për përfaqësimin e shqiptarëve.
Është e qartë se VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, duke u bërë peng i skandaleve dhe i agjendave të huaja.
BDI-ja mbetet e vetmja forcë që garanton mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit, larg ndikimeve destruktive dhe kompromiseve të turpshme.
Shqiptarët nuk do të lejojnë që çështja e tyre kombëtare të bëhet plaçkë tregu në duart e individëve të kapur nga korrupsioni dhe interesat e huaja.
Bashkimi Demokratik për Integrim
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.