• e premte, 22 nëntor 2024

BDI: Opozita shqiptare akuzon me skenar të Rusisë putiniste

BDI: Opozita shqiptare akuzon me skenar të Rusisë putiniste

30 mars 2024

Shpifjet e radhës të opozitës shqiptare se "BDI dëshiron të shkaktojë krizë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale", janë shpifje copy-paste e VMRO-së së Mickoskit.

Nëse deri dje opozita koordinohej me qendrat pro-ruse, nga sot ata funksionojnë me një Shtab të përbashkët zgjedhor, duke u shndërruar kështu në vegël të qendrave pro-ruse në vend.

Të bindur se Bujar Osmani do të jetë kandidati që do të kalojë raundin e parë dhe në fakt - president në ardhje, opozita shqiptare nis fushatë për të ndihmuar kandidaten e VMRO-së, Gordana Siljanovskën, duke shpifur pareshtur kundër Bujar Osmanit dhe Frontit Europian.

Kjo u dëshmua me deklaratat e fundit, të koordinuara me ministrin teknik të VMRO-së për Punë të Brendshme, i cili ditë më parë kërkoi prani të shtuar policore në Tetovë dhe Gostivar, në përpjekje për të paraqitur shqiptarët si faktor destabilizues.

E rikujtojmë opinionin dhe opozitën se gjithmonë kur BDI ka organizuar zgjedhje, të njëjtat janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe janë pranuar nga të gjitha instancat ndërkombëtare.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian, më 24 prill dhe më 8 maj, do të shënojnë fitoren e radhës me +20 deputetë, duke vazhduar kështu rrugën e anëtarësimit të shpejtë në Bashkimin Europian.

Njëkohësisht, u apelojmë qytetarëve të mos bien pre e lajmeve të rreme, shpifjeve dhe luftës speciale hibride ruse që nxit urrejtjen ndëretnike dhe rrezikon rrugën euro-integruese të vendit.

_____________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR