• e premte, 05 dhjetor 2025

BDI: Nga Maqedonia e Veriut – heshtje pas sulmit të tmerrshëm raketor rus mbi Sumin

BDI: Nga Maqedonia e Veriut – heshtje pas sulmit të tmerrshëm raketor rus mbi Sumin

Shkup, 14 prill 2025

Gjatë ditës së djeshme, SHBA, BE dhe i gjithë bota demokratike e dënuan publikisht dhe qartë sulmin raketor të tmerrshëm rus mbi Sumin dhe shprehën ngushëllime për dhjetëra viktima civile.

Në të njëjtën kohë, nga Maqedonia e Veriut – heshtje. Asnjë reagim nga Presidenti, asnjë qëndrim nga Kryeministri, asnjë reagim që të shprehë qartë mospajtim me këtë krim.

Ky nuk është një lëshim, por një strategji e vetëdijshme për ta afruar vendin drejt qendrave alternative të ndikimit gjeopolitik.
Ky është manifestim i çmimit që po e paguan shteti nën peshën e kredive të tërthorta kineze dhe ndikimit të përforcuar rus në pozitat kyçe të Qeverisë.

Qeveria nuk e harroi të dënojë krimin e luftës – ajo po e zgjedh heshtjen për të demonstruar publikisht besnikërinë ndaj partnerëve të rinj.

Heshtja e institucioneve në momente të tilla është, para së gjithash, një turp për vendin.

Ajo është gjithashtu shkelje e përputhshmërisë sonë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian; paraqet largim nga qëndrimet e përbashkëta të aleancës së NATO-s; dhe në fund, bie ndesh edhe me Partneritetin Strategjik me SHBA-në.

Lejoni që me këtë rast, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shprehim dënim të plotë për sulmin e tmerrshëm të djeshëm nga Federata Ruse mbi qytetin Sumi, ku dhjetëra civilë të pafajshëm humbën jetën – një akt që përbën terror dhe krim lufte.

Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave, si dhe e rikujtojmë popullin ukrainas se vazhdojnë ta kenë përkrahjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkimi Demokratik për Integrim

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR