• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Mexhiti dhe Taravari u lavdëruan publikisht për lirimin e Blerim Ramadanit

BDI: Mexhiti dhe Taravari u lavdëruan publikisht për lirimin e Blerim Ramadanit

Shkup, 23 gusht 2024

Me postime lavdëruese në profilet e tyre në Fejsbuk, xhentëlmeni dhe ndërtuesi sipërmarrës Izet Mexhiti dhe doktor % Arben Taravari, nxituan ti marrin meritat për “lirimin” e ish ushtarit të UÇK-së. 

MPB dhe Prokuror0ia duhet t’i marrë në pyetje dhe t’i mban të përgjegjshëm për rolin e tyre në “lirimin” e Ramadanit! 

A pajtohen në veçanti Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku, me VMRO DPMNE që gjykatësi Pajazit Pajaziti është përgjegjës për ikjen? A po konsiderojnë që përgjegjësi ka MPB si në gjithë botën? 

Si e komentojnë Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku vendimin e Gjykatës Supreme që rrezikon të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të ekstradohen në Serbi? 

Mungesa e legjitimitetit zgjedhor që rrjedh nga vullneti i popullit të bën të preferuar të VMRO-së, por të lë të pafuqishëm dhe të bën veçse shërbëtor, hyzmeqar, pa pikë dinjiteti. 

Bashkimi Demokratik për Integrim

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR