• e hënë, 05 gusht 2024

BDI: Medreseja Isa Beu është një institucion i akredituar zyrtarisht dhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore të nevojshme për t'u themeluar dhe për të fituar të drejtën e funksionimit

BDI: Medreseja Isa Beu është një institucion i akredituar zyrtarisht dhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore të nevojshme për t'u themeluar dhe për të fituar të drejtën e funksionimit

3 gusht 2024

Reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim ndaj Deklaratave të Disa Mediave dhe Politikanëve të Papërgjegjshëm: 

Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të sqarojë të gjithë qytetarët lidhur me akreditimin e Medresesë Isa Beu si një shkollë e mesme private. 

Medreseja Isa Beu është një institucion i akredituar zyrtarisht dhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore të nevojshme për t'u themeluar dhe për të fituar të drejtën e funksionimit. 

Procesi ka përfshirë: 

  1. Themeluesi ka dorëzuar një kërkesë të plotësuar dhe të dokumentuar në Ministrinë e Arsimit.
  2. Ministria e Arsimit ka dërguar projektin për vlerësim te Byroja për Zhvillimin e Arsimit, e cila ka dhënë një mendim pozitiv që vërteton përmbushjen e kushteve të kërkuara.
  3. Pas miratimit nga Byroja, Ministria e Arsimit ka paraqitur projektin për aprovim në qeveri, dhe ky aprovim është marrë.
  4. Është themeluar një komision nga Ministria e Arsimit, përbërë nga anëtarë të Ministrisë, Inspektoratit Arsimor dhe Byros për Zhvillimin e Arsimit.
  5. Në fund, leja e punës është dhënë dhe është e vlefshme për vitin shkollor 2024/2025.

Për sa i përket kontestimeve dhe akuzave ndaj themeluesit të Medresesë Isa Beu, është e rëndësishme të theksohet se Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka të drejtën e themelimit të institucioneve arsimore, ashtu si çdo organizatë tjetër. 

Çdo përpjekje për të kontestuar këtë të drejtë është një sulm i pabazuar dhe i pavlerë.

Sa i përket televizionit Alsat, dënojmë ashpër nivelin e ulët të profesionalizmit dhe përhapjen e dezinformatave nga ky medium. 

Sjellja e Alsat ka arritur fundin e standardeve bazike të gazetarisë, duke dëmtuar seriozitetin dhe besueshmërinë e informimit publik. 

Jorastësisht Alsat është vlerësuar negativisht dy herë nga organizata ndërkombëtare për informim joprofesional. 

I bëjmë thirrje këtij mediumi të rikthehet në standardet e mirëfillta të gazetarisë dhe të ndalojë përhapjen e informacioneve të pavërteta dhe tendencioze. 

Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve dhe për të siguruar që çdo institucion arsimor të respektojë ligjet dhe rregullat në fuqi.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtjen e drejtësisë dhe të së vërtetës.

________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR