• e shtunë, 21 dhjetor 2024

BDI: Kryqi në Kodër të Diellit është vendosur në bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes Besa dhe VMRO-DPMNE-së

BDI: Kryqi në Kodër të Diellit është vendosur në bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes Besa dhe VMRO-DPMNE-së

Shkup, 17 shkurt 2024

Hipokrizia e udhëheqësisë së komunës së Tetovës çdo ditë e më shumë po del në shesh

Rast i tillë është edhe emërimi i “Vojvodës” së VMRO-DPMNE-së, Branisllav Jakimovski, si zëvendës drejtor i NPK-së.

Jakimovski njihet në opinion si mbështetës i vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, gjë e cila shihet edhe nëpër postimet e tij në rrjetet sociale.

I njëjti është edhe anëtar i Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së “Goce Dellçev. Institut ky që njihet për qëndrime ekstreme nacionaliste dhe anti-shqiptare.

Atë që e kemi thënë më heret, po vërtetohet. Kryqi në Kodër të Diellit është vendosur në bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit, Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE.

Ky bashkëpunim është aq i thellë, saqë kryetari Kasami detyrohet të largojë nga puna bashkëpartiakët e tij për t’i zëvendësuar më “Vojvodat” e VMRO-së.

Çfarë borxhi ka Kasami ndaj VMRO-DPMNE-së që është duke i shpërblyer me pozitat më të rëndësishme në komunë?

Qendra për komunikim me media,

BDI – Dega Tetovë

________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR