• e martë, 24 dhjetor 2024

BDI: Kontrata joligjore e monopolit privat serbo-bullgar të bixhozit i mundëson fitim mbi 100 milion Euro

BDI: Kontrata joligjore e monopolit privat serbo-bullgar të bixhozit i mundëson fitim mbi 100 milion Euro

Shkup, 5 nëntor 2024 

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media shpalosi të dhëna skandaloze për krimin më të madh në dekadën e fundit nëpërmjet të keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të institucioneve. 

Bashkimi Demokratik për Integrim dje shpalosi të dhëna skandaloze për krimin më të madh në dekadën e fundit nëpërmjet të keqpërdorimit dhe snfrytëzimit të institucioneve.

Dje zbuluam që monopoli i bixhozit në shtet i kontrolluar nga kompania private serbo-bulgare e ka finansuar drejtorin e ri të Lotarisë Klimovski me mbi 140.000€, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milion Euro në kurriz të shtetit dhe qytetarëve. 

Këtë përfitim, kompania e preferuar serbo-bulgare e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit, e ka arritur me një Kontratë tërësisht joligjore. 

Për një depozitë prej vetëm 1 milion eurosh, pa pëlqimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, kompanisë private serbo-bullgare i jepet monopoli, me mbrojtje shtetërore, dhe i mundësohet fitim prej mbi 100 milionë euro.

Në kontratën e themelimit të shoqërisë tregtare nuk parashikohet as kohëzgjatja e kontratës dhe as mënyra e përfundimit të saj.

 Neni 17 i kontratës është plotësisht në kundërshtim me nenin 7 paragrafi 3 të Ligjit për lojërat e fatit.

Gjegjësisht, Ligji e obligon Lotarinë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë me rastin e themelimit të një shoqërie të tillë tregtare, jo vetëm të ketë shumicë në kapital prej së paku 51%, por edhe në vendimmarrje.

Neni 17 i Kontratës parashikon që një sërë vendimesh (si ato për shpërndarjen e fitimit, përzgjedhjen e anëtarëve të bordit mbikëqyrës dhe drejtues...), duke përfshirë edhe Vendimin për ndryshimin e marrëveshjes së themelimit të shoqërisë, merren me shumicë 100% të votave të partnerëve.

Me dispozitën e konceptuar në këtë mënyrë në Kontratë, Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë jo vetëm që nuk ka shumicë në vendimmarrje dhe rrjedhimisht mungesë kontrolli për shkak të interesit publik, por i jep të drejtën e vetos kompanisë private serbo-bullgare. 

Kjo është e paligjshme, dëmton buxhetin, shkel ligjin dhe duhet që të anulohet menjëherë si dhe të bartet përgjegjësi. 

Dhe, kur zbardhëm këto skandale marramendëse, në mbrojtje të kompanisë private serbo-bulgare doli, ashtu siç edhe e pritëm, VREDI.

Vredi dhe Izet Mexhiti bashkë me Arben Taravarin janë vënë në shërbim të plotë monopolit të kompanisë private serbo-bulgare dhe drejtorit të Lotarisë Aleksandar Klimovskit në industrinë e bixhozit sepse finansohen nga paratë e tyre.  

Vredi i mashtroi shqiptarët, emëroi Amet Miftarin zëvendës drejtor në Lotari, nuk e mbylli asnjë kazino, bastore, slot klube, as edhe online lojërat e fatit, votoi kundër mbylljes së tyre në Kuvend dy herë rradhazi dhe vazhdon ti shërbejë verbësisht industrisë së bixhozit. 

 Bashkimi Demokratik për Integrim

Foto:   Bashkimi Demokratik për Integrim

 _________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR