BDI i publikoi emrat e kandidatëve të rinj për disa komuna, Fatmir Dehari do të garojë edhe për një mandat në Kërçovë
- Bashkmimi Demokratik për Integrim (BDI) pasdite pas një seance të Kryesisë qendrore i ka publikuatr emrat e kandidatëve për disa komuna, me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në tetor.
- Post By Melahat Baftija
- 17:48, 5 gusht, 2025
Shkup, 5 gusht 2025 (MIA) - Bashkmimi Demokratik për Integrim (BDI) pasdite pas një seance të Kryesisë qendrore i ka publikuatr emrat e kandidatëve për disa komuna, me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në tetor.
Kryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për shtyp njoftoi se parti do ta kandidojë Fatmir Deharin edhe për një mandat për kryetar komujne në Kërçovë.

Edhe për një mandat tjetër besimin e qytetarëve të Komunës së Likovës do ta kërkojë Erkan Arifi. Kandidati për kryetar të Komunës së Çashkës është Suat Shaqiri, për Komunën e Studeniçanit është Ejup Abazi.
Kryesia qendrore e BDI-së ka vendosur të mbështesë kandidaturën e pavarur për kryetar të Komunës së Bërvenicës të Enver Pajazitit.
Ademi informoi se Kryesia Qendrore e partisë ka marrë vendim për emrat e bartësve të listave të këshilltarëve të disa komunave. Në Komunën e Dibrës, bartës i listës së këshilltarëve do të jetë Artin Spahiu, kryetar aktual i degës së BDI-së në Dibër. Në Komunën e Sarajit, bartës i listës do të jetë Iljaz Veseli, ushtrues detyre i kryetarit aktual të Komunës së Sarajit. Në Komunën e Vrapçishtit, bartës i listës së këshilltarëve do të jetë Evzal Arslani.
Ademi njoftoi se në seancat e ardhshme të Kryesisë qendrore të partisë do të vendosin për kandidatët për kryetar të Qytetit të Shkupit, Komunës së Bogovinës, Komunës së Dollnenit, Komunës së Pllasnicës dhe bartësit e listave të këshilltarëve për komunat e Tearcës dhe Haraçinës.
Më parë, BDI njoftoi se emrat e kandidatëve për kryetar të Komunës në Komunën e Çairit do të jetë Bujar Osmani, në Komunën e Tetovës kandidati Bajram Rexhepi, në Komunën e Zhelivës - Emir Sulejmani. mb/
Foto: MIA