• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI i konfirmoi bartësit e listave për deputetë

BDI i konfirmoi bartësit e listave për deputetë

Shkup,  31 mars 2024 (MIA) - Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim sot në Tetovë i konfirmoi bartësit e listave për deputetë me të cilat do të dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për më 8 maj. 

Në Njësinë e parë zgjedhore bartës i listës është Blerim Bexheti, në Njësinë e dytë - 
Sadulla Duraku, në të Tretën - Sulejman Baki nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, në të Katërtën   -  Enver Husein nga Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë, në të Pestën - Ziadin Sela dhe në Njësinë e gjashtë zgjedhore bartës i listës do të jetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ndryshimet kushtetuese, integrimi europian, fqinjësia e mirë, lufta e pakompromistë kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni, marrëveshja kornizë ekonomike... janë kryefjala e programit të përbashkët të koalicionit "Fronti Europian", inforojnë nha BDI-ja. 

 Siç informojnë nga atje, kryetari Ali Ahmeti i ka informuar anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të BDI mbi formimin e Frontit Europian dhe programën e përbashkët të koalicionit për integrim europian dhe ndalim të ndikimeve ruse në vendin dhe rajonin tonë.

Siç theksojnë nga partia, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së njëzëri, e kanë mbështur formimin e Frontit Europian dhe kandidaturën e përbashkët për president të Bujar Osmanit.

"Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim u bën thirrje të gjithë anëtarëve të BDI-së dhe të gjithë qytetarëve ta mbështesin "Frontin Evropian dhe kandiudaturën tonë për zgjedhjet presidenciale të Bujar Osmanit", theksohet në kumtesën e BDI-së.  

 Foto: BDI

QËNDRONI TË LIDHUR