BDI: Dënon ashpër sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska
- KUMTESË
- Post By Sara Ademi
- 18:02, 11 korrik, 2025
Shkup, 11 korrik 2025
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovska, i ndodhur gjatë ushtrimit të detyrave të saj zyrtare në territorin e Komunës së Çairit.
Aktet e dhunës, sulmet verbale dhe përpjekjet për të penguar zyrtarët institucionalë në kryerjen e obligimeve të tyre përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit demokratik dhe funksionimit të shtetit ligjor.
Pavarësisht përkatësisë politike apo pozitës institucionale, asnjë zyrtar nuk duhet të jetë objekt i linçimit publik apo agresionit fizik dhe verbal.
BDI e konsideron këtë akt të turpshëm dhe të papranueshëm, dhe u bën thirrje organeve kompetente që të reagojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët, në përputhje me ligjin.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të mbrojë rendin kushtetues, integritetin e institucioneve dhe bashkëjetesën demokratike në vend.
BDI
______________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.