• e diel, 22 dhjetor 2024

BDI: Dënojmë deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO-së, vendi ecën drejt rrugës evropiane

BDI: Dënojmë deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO-së, vendi ecën drejt rrugës evropiane

Shkup, 20 shkurt 2023

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO DPMNE thënë nga institucioni më i lartë ligjvënës.

Deklaratat e tilla të Aleksandar Nikollovskit që njëherit është dhe nënkryetar i partisë më të madhe opozitare jo vetëm që janë skandaloze por edhe luftë nxitëse dhe shpërndajnë urrejtje tek popullata.

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje VMRO DPMNE që të distancohet nga këto deklarata nxitëse të Nikollovskit thënë nga Parlamenti dhe njëherit bën thirrje që të njëjtat deklarata të dënohen edhe nga partitë tjera të cilat punojnë që vendi të ecë përpara.

Nuk duhet lejuar në asnjë rast kur vendi gjendet në momentet më të vështira për të ecur në rrugën evropiane, dikush të kthejë për vite me radhë mbrapa me deklarata luftë nxitëse.

Bashkimi Demokratik për Integrim, siguron qytetarët se si subjekt proeuropian dhe proamerikan do të punojë që të ruajë frymën demokratike dhe evropiane të vendit dhe të punojë që e ardhmja e gjeneratave të reja të jetë tek familja e madhe evropiane.

_______________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR