BDI: Azir Aliu duhet të japë dorëheqje menjëherë për mashtrimet në Spitalin Klinik të Tetovës
- Демократската унија за интеграција најостро го осудува јавниот измамнички чин на министерот за здравство, Азир Алиу, кој манипулираше со одлуките за вработувања во Клиничката болница во Тетово, излажувајќи 155 вработени и целата јавност. Вчера сведочевме на скандалозен апсурд: Азир Алиу го демантира Азир Алиу! Најпрво објави дека има вработувања, а потоа ги негираше, со што докажа дека целиот процес бил политичка лага за собирање изборни поени на грбот на граѓаните и здравствените работници, се наведува во соопштението од ДУИ, што МИА го пренесува интегрално.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:28, 15 gusht, 2025
15 gusht 2025
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik të kryer nga Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili ka manipuluar me vendimet për punësime në Spitalin Klinik të Tetovës, duke mashtruar 155 punonjës dhe gjithë opinionin publik.
Dje kemi dëshmuar një absurditet skandaloz: Azir Aliu e demanton Azir Aliun! Fillimisht njoftoi për punësime, pastaj i mohoi ato, duke dëshmuar se i gjithë procesi ishte një gënjeshtër politike për të fituar pikë elektorale mbi kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve të shëndetësisë.
Nuk mund të relativizojmë gënjeshtrën dhe mashtrimin. Duhet ta hedhim poshtë këtë teori të rrezikshme të manipulimit politik, ku një ministër hapur deklaron se çështja është kryer, madje akuzon të tjerët në atë kohë për gënjeshtarë, për të thënë sot se asgjë nuk është kryer, por “pas prolongimit do të kryhet”. Kjo nuk është politikë e përgjegjshme, kjo është tallje me qytetarët.
Ky duhej të ishte një akt i paprecedent, por fatkeqësisht po bëhet i përditshëm për funkionarët shqiptarë të cilët pa legjitimitet po rrijnë në qeveri, gjë që tregon për mungesë përgjegjësie, mungesë transparence dhe përbuzje ndaj qytetarëve dhe gjithë Maqedonisë së Veriut. Ministri Aliu ka humbur çdo kredibilitet dhe nuk mund të qëndrojë më asnjë ditë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Azir Aliut!
Shëndetësia nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që mashtrojnë hapur dhe luajnë me fatin e qytetarëve dhe të punonjësve shëndetësorë.
Bashkimi Demokratik për Integrim
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s
Демократска унија за интеграција