BDI: Amendamentet në Kuvend nuk i shpëtojnë nga përgjegjësia
- KUMTESË
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:37, 18 korrik, 2025
Shkup, 18 korrik 2025
Përpjekja e të përzgjedhurve shqiptarë të VMRO-s në qeveri për të shfajësuar veten për heqjen e Nenit 96 nga Ligji për Policinë është kulmi i hipokrizisë dhe shprehja më e qartë e mungesës së tyre reale në qeverisje.
Tani po premtojnë se do ta “rregullojnë me amendamente në Kuvend”, ndërkohë që kanë qenë vetë të pranishëm në mbledhjen e Qeverisë ku ky ndryshim u miratua në heshtje. Ky është një fakt i pakundërshtueshëm.
Neni 96, që garantonte përfaqësimin etnik në polici, është një detyrim kushtetues që buron nga Amendamenti 6 dhe Marrëveshja
Paqësore e Ohrit. Heqja e tij nuk është “lapsus”, është pjesë e një strategjie për të përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore, veçanërisht nga strukturat e sigurisë.
Ne jemi në Kuvend, aty ku vendosen ligjet, dhe aty do ta ndalim këtë tentativë të rrezikshme. Ju e miratuat në Qeveri, tani është vonë për të luajtur rolin e mbrojtësve të interesit publik.
Shqiptarët nuk mashtrohen më nga fasada. Nuk mjafton të jesh fizikisht i pranishëm në qeveri, nëse politikisht je inekzistent.
Bashkimi Demokratik për Integrim
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s
______________________________________________________
МИА овие текстови ги објавува во интегрална и оригинална форма и не е одговорна за нивната содржина, ниту за евентуалните правописни недоследности или печатни грешки