• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bazar i bamirësisë për Vitin e Ri në mbështetje të viktimave femra të dhunës në familje

Bazar i bamirësisë për Vitin e Ri në mbështetje të viktimave femra të dhunës në familje

Shkup, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Me nismë të grave humane dhe me mbështetje të Lajon Klub "Drita" në Shkup dhe Rrjetit Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje në Shkup për herë të parë u mbajt Bazar i bamirësisë i Vitit të Ri për stoli dhe dhurata të tjera të bukura. Nga të gjitha mjetet e grumbulluara do të blihen vauçerë të dhuruar në Rrjetin Kombëtar që t'ua ndajë përdorueseve - grave viktima të dhunës në familje. Nismëtaret në deklaratë për MIA-n thonë se kjo ngjarje do t'i nxisë që të përsëritin këtë aktivitet edhe në festa të grave. 

Elena Dimushevska, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në deklaratë për MIA-m thekson se ngjarjet e tilla janë shumë të rëndësishme për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë problem nga njëra anë, por edhe për sigurimin e ndihmës së nevojshme dhe mbështetje për viktimat.

Gordana Spirovska, profesoreshë e pensionuar e matematikës dhe një nga nismëtaret e bazarit thekson se kanë vendosur që në bazar të sjellin dhe t'i shesin gjërat e tyre të cilat i kanë më të dashura dhe më të çmuara, të cilat siç thotë, do të marrin vlerë edhe më të madhe kur do të ndahen me të tjerët.

Spirovska tha se nga organizatat joqeveritare i kanë njoftuar se gratë viktima të dhunës në familje marrin shumë pak ndihmë. Me MIA-n ndau se ka marrë ide që të lusë ndonjë parukier që tu japin trajtim komplet grave viktima për festat e Vitit të Ri, që për ta, siç thotë, do të kontribuonte që të paktën për një moment të ndjehen më të lumtura dhe më të fuqishme.

Dimushevska i inkurajon të gjithë qytetarët në kuadër të mundësive të tyre të përfshihen në ngjarje të tilla edhe si donatorë përmes blerjes së asaj që shitet, por edhe si organizatorë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR