• e mërkurë, 02 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bastisje për të grumbulluar prova materiale nga zyrat e Inspektoratit shtetëror të tregut në Koçan dhe Vinicë

Bastisje për të grumbulluar prova materiale nga zyrat e Inspektoratit shtetëror të tregut në Koçan dhe Vinicë

Koçan, 25 mars 2025 (MIA) - Bastisje për grumbullimin e provave materiale janë kryer mëngjesin e sotëm nga organet hetuese të Prokurorisë Publike dhe të MPB-së në zyrat e Inspektoratit shtetëror të tregut në Koçan dhe Vinicë.

Në kuadër të ekspertizës, që është bërë në Koçan, nëpunësit kanë mbledhur prova materiale lidhur me zjarrin tragjik në diskotekën "Puls", ndërsa kontroll i ngjashëm është bërë edhe në Vinicë, duke marrë parasysh se prej atje janë udhëheqësit e dikurshëm dhe aktual të Sektorit për mbikëqyrje inspektuese në Shtip, që është kompetente për qytetet në Rajonin lindor, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Ndërkohë, aktivitetet për kontrollin e punës në objektet hotelierike e tjera në Koçan janë duke u ndërmarrë nga shërbimet komunale inspektuese që nga mëngjesi i sotëm, kryesisht në Qendrën tregtare ku ndodhet edhe objekti tjetër hotelerik i pronarit të diskotekës "Puls".

Prokuroria Publike Shtetërore sot kumtoi se janë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe në Shkup, me ç'rast janë sekuestruar pajisje elektronike shtesë dhe prova të tjera, për të cilat janë lëshuar urdhra për ekspertizë. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR