• e mërkurë, 03 korrik 2024

Bastisje në Veles, gjendet kokainë, privohet nga liria dileri

Bastisje në Veles, gjendet kokainë, privohet nga liria dileri

Shkup, 15 janar, 2024 (MIA) - MPB kumtoi se dje në orën 16:20 në Veles, nëpunës policor nga Sektori për trafikim të paligjshëm të drogave dhe armëve në SPB Veles kanë privuar nga liria personin J.K (63) nga Velesi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, së bashku me nëpunës policorë dhe qen zyrtar nga Njësiti për qentë zyrtarë Shkup është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

Është informuar prokurori publik, ndërsa personi është dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR