Bastisje në Tetovë, gjenden drogë dhe armë, arrestohen tre persona
- - Policia e Tetovës dje pasdite në Tetovë i privuan nga liria I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë nga Tetova, sepse gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë kalibri 9 mm, një karikator me 15 fishekë kalibri 9 mm, dy karikatorë të zbrazur, 100 fishekë kalibri 9 mm, disa pako me materie pluhurore të bardhë, tableta, një telefon celular dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhjen nga vepra penale.
- Post By Fitore Curri
- 10:51, 10 qershor, 2025
Shkup, 10 qershor 2025 (MIA) - Policia e Tetovës dje pasdite në Tetovë i privuan nga liria I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë nga Tetova, sepse gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë kalibri 9 mm, një karikator me 15 fishekë kalibri 9 mm, dy karikatorë të zbrazur, 100 fishekë kalibri 9 mm, disa pako me materie pluhurore të bardhë, tableta, një telefon celular dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhjen nga vepra penale.
Siç informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, personat u ndaluan në stacion policor dhe për ngjarjen u njoftua prokurori publik, dhe pas dokumentimit të plotë të saj kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s