• e mërkurë, 26 qershor 2024

Bastisje në Shkup, gjendet droga, arrestohen dy dilerë

Bastisje në Shkup, gjendet droga, arrestohen dy dilerë

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - MPB bëri të ditur se sot nëpunësit e policisë nga SPB Shkup - Njësiti për Tregti të Paligjshme me Drogë, pas njohurive të marra operative paraprakisht dhe urdhër për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje shtëpinë e B.M. dhe M.M. në Shkup, ku kanë gjetur rreth një kilogramë marihuanë, materie pluhuri, dy peshore digjitale dhe një sasi të madhe parash.

 Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës me procedurë të shpejtë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR