• e premte, 28 qershor 2024

Bastisje në Shkup, gjendet drogë, arrestohet dileri

Bastisje në Shkup, gjendet drogë, arrestohet dileri

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për tregti të palejuar pranë SPB Shkup, paraprakisht pas marrjes së urdhërit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e B.A. (25) nga Shkupi.

Siç njofton MPB-ja, gjatë bastisjes janë gjetur tri qese me marihuanë me sasi të përgjithshme prej rreth një kilogramë e gjysmë. B.A. është privuar nga liria dhe është në mbajtje në stacion policor dhe kundër tij pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës në procedurë të shpejtë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR