• e diel, 30 qershor 2024

Bastisje në Shkup, gjenden armë, arrestohen dy persona

Bastisje në Shkup, gjenden armë, arrestohen dy persona

Shkup, 18 qershor 2023 (MIA)- Nëpunës policorë nga SPB Shkup- Njësiti për tregti të palejuar dhe Njësiti i policisë intervenuese në koordinim me Departamentin e policisë kriminalistike- Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, sot pas marrjes së informatave operative dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale sipas nenit 396 dhe nenit 215 të Kodit penal, kanë kryer bastisje në shtëpinë e G.B. (37), shtetas i Kosovës me vendbanim në fshatin Kondovë-Shkup dhe te partnerja e tij A.GJ. (34) nga Shkupi.

"Gjatë bastisjes te G.B., është gjetur edhe A.GJ., kurse janë gjetur tri bomba dore, një raketahedhës, një pistoletë, katër karikatorë të pushkës automatike, 164 plumba kalibër i ndryshëm dhe gjashtë patrona për pushkë gjuetie. Personat janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacion policor dhe kundër tyre në konsultim me prokurorin publik, pas dokumentit të rastit do të ngritët kallëzim përkatës penal me procedurë të shpejtë", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Foto: MPB 
 

QËNDRONI TË LIDHUR