• e premte, 27 shtator 2024

Bastisje në rrethinën e Tetovës, gjenden armë dhe municion, arrestohet një person

Bastisje në rrethinën e Tetovës, gjenden armë dhe municion, arrestohet një person

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Në fshatin Reçicë e Vogël - Tetovë, dje rreth orës 15:00, nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie Shpërthyese pranë MPB-së në bashkëveprim me nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë e kanë privuar nga liria B.A. (55) nga f. Reçicë e Vogël.

"Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Bereta”, revolver, më shumë plumba me kalibër të ndryshëm dhe pjesë për pistoleta dhe pushkë gjuetie, ndlrsa gjatë bastisjes në automjetin e tij 'suzuki' me targa të Tetovës, janë gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie, më shumë patronë me kalibër të ndryshëm dhe shumë sende tjera", kumtuan sot nga MPB-ja.

Personi është në mbajtje në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR