• e enjte, 27 qershor 2024

Bastisje në Prilep, gjendet drogë, arrestohet një person

Bastisje në Prilep, gjendet drogë, arrestohet një person

Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) - Dje në mëngjes në ora 10:00, nëpunës policorë të DPB Prilep e kanë privuar nga liria S.M. (38) nga Prilepi.

Siç kumtoi MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, makinë thërmuese me mbetje të marihuanës dhe peshore digjitale.

Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR