• e diel, 23 qershor 2024

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, arrestohet një diler

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, arrestohet një diler

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Nëpunësit policor nga Seksioni për tregti të palejuar me drogë dhe rrmë pranë SPB Kumanovë dje në ora 16:30 në Kumanovë kanë privuar nga liria njëzet e shtatë vjeçarin nga Kumanova J.P.(27). 

Siç informojnë nga MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marijuanë dhe dy peshore dixhitale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR