• e enjte, 27 qershor 2024

Bastisje në komunën Qendër të Shkupit, arrestohet shpërndarësi, gjendet kokainë

Bastisje në komunën Qendër të Shkupit, arrestohet shpërndarësi, gjendet kokainë

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Shkup, Njësiti për tregti të palejuar e kanë privuar nga liria M.N. (58) nga Shkupi.

"Paraprakisht pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve dhe marrjes së urdhërit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse në dy objekte të M.N., në rajonin e Qendrës, gjatë së cilave është gjetur kokainë, i përgatitur për shitje në rrugë si dhe tri terezi dixhitale", informojmë nga MPB-ja.

Personi është arrestuar dhe është në mbajtje në stacion policor, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR