• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bastisje në dy shtëpitë e reperit Pi Didi në SHBA

Bastisje në dy shtëpitë e reperit Pi Didi në SHBA

 Los Anxhelos, 26 mars 2024 (MIA) - Agjentët federalë amerikanë bastisën dje shtëpitë e reperit Shon Kombs (i njohur me emrat e artit Pi Didi, Paf Dedi, etj.), në Los Anxhelos dhe Majami. Përfaqësuesi i policisë njoftoi se e gjithë kjo është bërë në kuadër të “hetimeve rrjedhëse”.

Sipas pretendimeve në mediat lokale, në aksionin e policisë në Los Anxhelos, djemtë e Kombsit u ndaluan jashtë shtëpisë, si zakonisht në rrethana të tilla, dhe më pas u liruan pa akuzë.

"Më herët sot, Administrata e Hetimeve dhe Sigurimit të Shtetit (HSI) për Nju-Jorkun kreu veprime të zbatimit të ligjit si pjesë e hetimit në vazhdim, me ndihmën e HSI-së për Los Anxhelos dhe HSI për Majami dhe partnerët tanë të zbatimit të ligjit atje. Do të ofrojmë informacion shtesë kur të bëhet i disponueshëm", tha zëdhënësi.

Burime jozyrtare, të njohura me këtë çështje, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një trafikim të mundshëm të qenieve njerëzore. Në hetim ende nuk është ngritur asnjë kallëzim penal. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR