• e diel, 30 qershor 2024

Bastisje në Draçevë, u gjet pushkë dhe patronë

Bastisje në Draçevë, u gjet pushkë dhe patronë

Shkup, 8 janar 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Shkup, Njësiti për trafikim të paligjshëm, kanë privuar nga liria personin Z.M.(46) nga Draçeva, Shkup.

 Siç bënë të ditur nga MPB-ja, pas informacioneve paraprake dhe urdhëresës së pranuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në banesën e tij është kryer bastisje, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 44 patronë gjuetie.

 Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR