• e enjte, 27 qershor 2024

Bastisje në Çuçer Sandevë të Shkupit, arrestohet një diler, u gjet amfetaminë, marihuanë, vaj kanabisi

Bastisje në Çuçer Sandevë të Shkupit, arrestohet një diler, u gjet amfetaminë, marihuanë, vaj kanabisi

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) -  Nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike - Sektori për tregti të paligjshme të drogës dhe substancave të rrezikshme pranë MPB-së, në koordinim dhe  veprim të përbashkët me nëpunës policorë të Njësitit  për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve pranë SPB Shkup, ka privuar nga liria personin  B.A.(33) nga fshati Çuçer Sandevë, Shkup.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet e tjera, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u konfiskua rreth një kilogram amfetaminë e shpërndarë në pako të gatshme për shitje në rrugë, rreth gjysmë kilogrami marihuanë, vaj kanabisi dhe një peshore digjitale.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me PTHP Shkup, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal. fc/

Fotografia: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR