• e shtunë, 06 korrik 2024

Basketbollisti i Majamit, Hajsmith ka shkaktuar aksident të rëndë trafiku

Basketbollisti i Majamit, Hajsmith ka shkaktuar aksident të rëndë trafiku

Majami, 8 shkurt 2024 (MIA) - Basketbollisti i Majamit, Hejvud Hajsmith është gjendur në një gjendje jo të mirë pasi që ka përjetuar një aksident të rëndë trafiku.

Njëherit anëtari i Majamit nuk ka qenë në kombinim për ndeshjen e djeshme të ekipit të tij kundër San AntonioSpars, ndërsa shkaku është aksidenti që e ka shkaktuar. E ka goditur një person, i cili ka qenë duke i dhënë ndihmë një shoferi tjetër të bllokuar në rrugë.

Mediat lokale njoftojnë se viktima është në gjendje të rëndë dhe ka marrë amputim të përkohshëm në këmbë, ndërsa basketbollisti i NBA ka kaluar pa lëndime.

Rastin e ka konfirmuar edhe Majami Hit prej ku u prononcuan me një komunikatë të shkurtër.

"Jemi informuar se Hajsmith pati një aksident rrugës për në shtëpi. Ai nuk ishte në listën e ndeshjes me San Antonio për arsye personale. Zemrat tona janë me ata që u lënduan. Nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm për momentin", thuhet në komunikatë.

Mediat atje publikuan informacione se basketbollisti nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, narkotikëve apo substancave të tjera psikotrope. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR