Bashkim karteli të 10 kompanive të sigurimit, rastin e komentoi edhe kryeministri Mickoski
- Është ngritur procedurë kundër 10 kompanive të sigurimit për shkak të dyshimit të bazuar se janë bashkuar në një kartel që është drejtpërdrejt në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:28, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Është ngritur procedurë kundër 10 kompanive të sigurimit për shkak të dyshimit të bazuar se janë bashkuar në një kartel që është drejtpërdrejt në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë.
"Dhjetë kompanitë e sigurimit të cilat ofrojnë shërbime në fushën e sigurimit në rritorin e Maqedonisë, në prill të vitit 2024, me sjellje të harmonizuar e kanë ndërruar gjendjen e konkurrencës së papenguar në tregun përkatës me një gjendje të bashkëpunimit praktik ndërmjet ndërmarrjeve, qëllimi i të cilit është çregullimi i konkurrencës, përmes rritjes së çmimit të shitjes së primit/përqindjes për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit (shpenzime shtesë) që është pjesë e primit për sigurimin e pronarëve të automjeteve motorike nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara palëve të treta dhe është i detyrueshëm të paguhet me regjistrimin e automjeteve motorike", informuan nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Për shkak të dokumentimit të plotë të rastit dhe fillimin e procedimit për kundërvajtje, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka inspektuar ambientet zyrtare të shoqërive të sigurimit, përfshirë komunikimin e tyre të ndërsjellë, gjatë të cilit janë gjetur prova se vendimi për rritjen e çmimeve të primit të autopërgjegjësisë është marrë si rezultat i sjelljes së harmonizuar - kartel.
Nëse pas përfundimit të procedurës së kundërvajtjes vërtetohet ekzistimi i kundërvajtjes, kundër dhjetë kompanive të sigurimit do të shqiptohen gjoba për kundërvajtjen e kryer.
Rastin sot e ka komentuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili është informuar nga na e drejtoreshës së Komisionit.
"Më ka njoftuar drejtoresha e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe mendoj se aty do t'ju japin informacione më të detajuara. Disa informacione për mua janë vërtet befasuese", tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Komunën e Ilindenit.
Foto: Arkivi i MIA-s