• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet Bankës Popullore dhe Këshillit Fiskal për stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë

Bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet Bankës Popullore dhe Këshillit Fiskal për stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA)  -  Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet bankave qendrore dhe këshillave fiskale, të cilat janë institucione të pavarura që mbikëqyrin politikën fiskale, janë me rëndësi thelbësore për arritjen e stabilitetit të përgjithshëm ekonomik. Harmonizimi i politikave makroekonomike, shkëmbimi i të dhënave dhe arritja e qëndrueshmërisë afatgjatë janë përfitimet e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve. Kështu, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatorët, Ana Mitreska dhe Fadil Bajrami, në takimin me Këshillin Fiskal, i përbërë nga kryetari i Këshillit, Gligor Bishevi dhe anëtarët, akademiku Abdulmenaf Bexheti. dhe Marina Tërpeska, profesoreshë në Fakultetin Ekonomik në UKIM-it, u angazhuan për shkëmbim të papenguar të informacioneve dhe bashkëpunit për ruajtjen e stabilitetit të ekonomisë dhe sistemit financiar.

 Siç bëri të ditur Banka Popullore, në takim është theksuar se shkëmbimi  i informacioneve dhe analizave ndërmjet Bankës Qendrore dhe Këshillit Fiskal është përparësi gjatë marrjes së vendimeve të bazuara në të dhëna dhe fakte dhe kontribuon në një interpretim më të mirë të peizazhit të përgjithshëm ekonomik.

Të dyja institucionet kanë për qëllim të sigurojnë stabilitet afatgjatë të ekonomisë, ku këshillat fiskalë e arrijnë këtë duke vlerësuar qëndrueshmërinë e financave publike, ndërkohë që bankat qendrore ndikohen nga ndikimi i politikave fiskale nëpërmjet stabilitetit të çmimeve dhe financiare, qëndron në informacionin e bankës qendrore. 

 Këshillin Fiskal është zgjedhur nga Kuvendi, ndërsa nga një anëtar propozojnë Banka Popullore, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë dhe Enti Shtetëror i Revizionit. Qëllimi i Këshillit është të japë opinione të pavarura profesionale për politikat fiskale dhe dokumentet dhe raportet strategjike, si dhe të mbikëqyrë zbatimin e rregullave fiskale,  për shkak të sigurimit të stabilitetit makroekonomik dhe qëndrueshmërisë fiskale.

 Foto: Banka Popullore e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR