• e hënë, 23 dhjetor 2024

Basha: Trekëndëshi i Bermudës po shembet, kambanat bien për Ramën

Basha: Trekëndëshi i Bermudës po shembet, kambanat bien për Ramën

Tiranë, 22 tetor 2024 (MIA) - Pas arrestimit të Ilir Metës reagoi edhe lideri i demokratëve euroatlantik shqiptarë, Lulzim Basha i cili në Fejsbuk shënoi se "kambanat bien për Edi Ramën, pasi Trekëndëshi i Bermudës po shembet" (Berisha-Meta-Rama).

Ai shton se "fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit". 

"Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fundi i pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë", shënoi ai.

Në periudhën kur në pushtet ishin demokratët, në qeveritë e Sali Berishës, Basha ka drejtuar dikastere të rëndësishme, ishte ministër i brendshëm, i jashtëm, i transportit.

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2013, kur Berisha u tërhoq, me propozim të tij ai u bë lider i Partisë Demokratike.

Marrëdhënia e tyre u ftoh pasi Berisha u shpall i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 2022. Me kërkesë të ambasadores amerikane në atë kohë, Juri Kim, Basha e përjashtoi nga partia, pas së cilës filloi ndarja në radhët e partisë dhe kundërshtarët më të ashpër u bënë ata nga bashkëpunëtorët më të afërt.

Megjithatë, Berisha tërhoqi shumicën e anëtarëve. Gjykata me vendimin e fundit e njohu Berishën si drejtues dhe të drejtën e shtypit dhe logos. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR