• e hënë, 23 dhjetor 2024

Basha propozon që Shqipëria t'i ndajë Kosovës 50 milionë euro për pajisje ushtarake

Basha propozon që Shqipëria t'i ndajë Kosovës 50 milionë euro për pajisje ushtarake

Tiranë, 20 janar 2024 (MIA) - Lideri i Partisë Demokratike shqiptare në opozitë, Lulzim Basha, deklaroi se do të kërkojë nga Parlamenti të miratojë vendim për ndarjen e 50 milionë eurove për Kosovën, të destinuara për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Sipas tij, "frenimi i Serbisë është vendimtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin, jo vetëm në Kosovë".

"Deputetët e PD-së të hënën do të dorëzojnë në Kuvend një amendament me të cilin do të kërkojnë që nga buxheti i vitit 2024 të ndahen 50 milionë euro për ndihmën ushtarake për Kosovën. Është një interes thelbësor për sigurinë tonë kombëtare, për sigurinë kombëtare të Kosovës, ndaj shpresojmë që kjo çështje të mos bjerë në nivelin e mjerueshëm të një debati politik", shton ai.

Grupi i Bashës, i cili njihet në regjistrin gjyqësor si lider i partisë, ka rreth dhjetë deputetë në dhomën ligjdhënëse. 45 deputetët e mbetur demokratë janë me grupin e mbështetësve të Sali Berishës, përkatësisht Gazmend Bardhit, të cilët përfaqësojnë të njëjtat pikëpamje. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 



QËNDRONI TË LIDHUR