• e hënë, 23 dhjetor 2024

Barometri Ballkanik: Mbi 49 për qind e qytetarëve shqiptarë mendojnë se duhet të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit

Barometri Ballkanik: Mbi 49 për qind e qytetarëve shqiptarë mendojnë se duhet të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit

Tiranë, 18 korrik 2023 (MIA) - Qytetarët shqiptarë dhe kosovarë e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit, sipas rezultateve të fundit të sondazhit të Barometrit Ballkanik të Këshillit për bashkëpunim rajonal (RSS) për vitin 2023, njofton agjencia Balkan Ueb.

"Mbi 49 për qind e të anketuarve nga Shqipëria do të merrnin në konsideratë që të jetonin dhe të punonin jashtë vendit. Kjo përqindje është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e mëparshëm, kur treguesi ishte 42 për qind. Shtatasit e Kosovës janë ata që duan më shumë se të gjithë që të jetojnë e punojnë jashtë vendit, me 57 për qind të të anketuarve që e kanë dhënë këtë përgjigje, krahasuar me 59 për qind vitin e kaluar, thekson agjencia.

Në Mal të Zi, 45 për qind e qytetarëve duan të largohen nga vendi, në Serbi 41, në Bosnje e Hercegovinë 38, ndërsa përqindja më e ulët ose 35 për qind në Maqedoninë e Veriut.

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal publikon për të nëntën herë radhazi rezultatet e Barometrit Ballkanik - sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre për bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin në institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta dixhitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj.

Sipas opinionit publik në Ballkanin Perëndimor, 76 për qind e njerëzve besojnë se bashkëpunimi rajonal është i mirë për zhvillimin e ekonomive të tyre dhe 69 për qind pajtohen se ajo që i bashkon qytetarët e Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme se ajo që i ndan ata.

Mbështetjaepër integrimin në BE kanë dhënë 59 për qind, ose 3 për qind më pak se në vitin 2021. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR