• e premte, 05 korrik 2024

Bari i thatë digjet në disa lokacione në Kumanovë, zjarri është shuar në Belakovcë dhe Likovë

Bari i thatë digjet në disa lokacione në Kumanovë, zjarri është shuar në Belakovcë dhe Likovë

Kumanovë, 13 shtator 2023 (MIA) - Ekipet që ishin në shërbim në zjarrin në Belakovcë janë kthyer dhe zjarri është shuar, njoftuan sot nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Kumanovë dhe Qendra për Menaxhim me Kriza.

"Ekipet janë kthyer dhe zjarri është shuar plotësisht. Në shuarje, përveç ekipeve të zjarrfikësve nga Kumanova, janë përfshirë edhe ekipe nga Nagoriçani i Vjetër dhe Rankovca, natyrisht tre traktorët ER nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe helikopteri i armatës dhe policisë, tha komandanti i NJTZ-së Kumanovë", Dejan Ilievski.

Ndryshe, ky zjarr ka rënë në orën 16:00 të ditës së djeshme dhe është shuar në orën 19:00. Pylli me kërcell të ulët, kashtë dhe bari i thatë u dogj për më shumë se një ditë e gjysmë.

Zjarrfikësit e Kumanovës intervenuan edhe në fshatin Gradishte, në lagjen Karposh, fshatin Nikuljane, ku digjet bari i thatë dhe kashta.

Në Likovë, afër fshatit Nikushtak, është djegur një pyll me kërcell të ulët, në shuarjen e të cilit janë përfshirë ekipe të "Pyjeve Kombëtare" dhe zjarrfikësve.

Një ekip i zjarrfikësve ka intervenuar edhe në një makinë të djegur në fshatin Dobroshane. sa/

Foto. QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR